Politika Meta: Të ndalohet sa më parë largimi i “trurit” dhe të rinjve...

Meta: Të ndalohet sa më parë largimi i “trurit” dhe të rinjve nga vendi

Presidenti Ilir Meta është ndalur të flasë gjatë një postimi në rrjetet sociale për emigrimin e të rinjve dhe “trurit” të vendit.

Kreu i shtetit ka cituar Institutin për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, që sipas tij, ka bërë me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.

“Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit”.

Sipas Metës, ky fenomen duhet ndalur sa më parë.

“Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! Koha për të ndalur shpopullimin është tani”!