Në një seri postimesh në Twitter, liderit i Lega-s, Matteo Salvini sulmoi të martën qeverinë e Mario Draghi për vendimin për ta mbajtur vendin në lockdown deri në fillim të Majit.
“Nuk na duket as e nevojshme dhe as mbështetur shkencërisht që të vendoset sot që për gjithë Prillin të mos flitet për rihapje. Të vendosësh sot, më 30 Mars, që kjo do të diskutohet në Maj është e gabuar”.
Por jo vetëm kaq. Salvini u mor edhe me politikën e jashtme. Kreu i Lega-s tha se Shqipëria dhe Serbia duhet të bëhen pjesë e BE.
“Shqipëria dhe Serbia nga këndvështrimi im janë të mirëpritura në Bashkimin Europian”, shkruajti ai.
Salvini foli ashpër edhe për çështjen e vaksinave.
“Menaxhimi i vaksinave nga vendet europiane ka qenë totalisht dështim. Po presim që dikush në Bruksel të paguajë për këto gabime”, tha ai.