Konsiderohet si kriza më e madhe e e Brazilit që nga rënia e diktaturës. Jair Bolsonaro i Brazilit po përballet me një presion të shtuar pasi kreu i ushtrisë, forcave detare dhe ajrore dhanë dorëheqjen, teksa vendi regjistroi bilancin më të lartë ditor të jetëve të humbura nga Covid-19.
Largimet e paprecedente të shefave të mbrojtjes erdhwn si një protestë ndaj përpjekjeve të presidentit për të ushtruar kontroll të pakufizuar mbi ushtrinë.
Kjo e uli dhe më tej popullaritetin e Bolsonaros, që ka qenë vazhdimisht në rënie të lirë si shkak i menaxhimit të keq të krizës shëndetësore.
”Rreth 314mijë njerëz në Brazil kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa vetëm të martën u raportuan 3780 viktima, shifra më e lartë ditore që prej shpërthimit të pandemisë. Shikon një person teksa vdes dhe nuk mund të bësh asgjë për të”, thotë Roberto Inacio, djali i një prej viktimave të COVID-19.
Presidenti i ekstremit të djathë, i cili erdhi në pushtet dy vite më parë, ka kundërshtuar vazhdimisht masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe u ka kërkuar brazilianëve që të mos ankohen për situatën e rëndë.