“Vaksinat kineze janë të mira, por nevojiten të dhëna shtesë”. Këto janë fjalët e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke iu referuar vaksinave kineze të kompanive Sinopharm dhe Sinovac.
Sipas tyre, “studimet klinike kanë treguar se këto vaksina janë të sigurta dhe kanë efikasitet kundër COVID-19 kur pacienti është simptomatik. Gjithsesi, mungojnë të dhëna për sa i përket personave të moshuara dhe ato që kanë patologji të ndryshme”, ka shpjeguar Grupi Strategjik i Ekspertëve në OKB.
Shqipëria ka marrë deri më tani 196 mijë doza të Sinovac, ndërkohë që kontrata është nënshkruar për 500 mijë doza, ndërkohë që ka një marrëveshje për 1 milionë doza në total.