Politika Rama akuza opozitës: Berisha bën thirrje kundër vaksinimit, Basha nuk ka kurajo...

Rama akuza opozitës: Berisha bën thirrje kundër vaksinimit, Basha nuk ka kurajo të flasë

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të enjte se zgjedhjet e 25 Prillit vendosin për fatin e vaksinimit. Sipas kreut të qeverisë nëse qytetarët duan që të ndërpritet procesi i vaksinimit duhet votuar Partia Demokratike.

Ai deklaroi nga Rrogozhina, ku ishte për një takim me fermerët, se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje kundër procesit të vaksinimit. Kjo sipas Ramës ka treguar që kreu i PD-së, Lulzim Basha, është kukull e tij pasi nuk ka folur fare për këtë çështje.

Sipas kreu të ekzekutivit kjo gjë nuk do të kishte ndodhur nga ana e socialistëve. Ai deklaroi se vaksinat janë siguruar me shumë mund.

“Nuk merret vota me receta magjike këtu do bëhet parajsë. Opozita ka po atë program që ka pasur gjithë jetën me një ndryshim që tashi Saliu është bërë shkes bashkë me Ilrin dhe Monikën dhe ka nxjerrë një Gjino atje me demek si fytyrë e re dhe thonë hajde ti gjejmë një nuse Gjinos. Kjo është gjëja që na dallon ne nga ata. Kjo është çështje karakteri. Vendosmëria është karakter. Ashtu sikundër dhe durimi është karakter. Ashtu si kundër dhe durimi e besimi janë karaktere. Në këtë përballje është shumë e qartë shikoni se çfarë bëjnë. Si mund t’i besohet për një moment fati i këtij vendi, e ardhmja e këtij vendi, e çdo qyteti, e këtij fshati, e ardhmja e çdo familje një njeriu i cili është vënë aty si kukull që qesh, që këndon këngët që ia mësojnë përmendësh, një kukull që gënjen pa asnjë gajle dhe nuk ka kurajo të thotë asnjë fjalë kur nga ana tjetër ai që e kurdis, Saliu, del dhe bën thirrje për mosbërjen e vaksinës. Bën thirrje duke u thënë njerëzve se vaksina të vdes, duke u thënë njerëzve që vaksinat janë të skaduara, që vaksinat janë të ndaluara atje ku janë prodhuara, që vaksinat i vdesin 60-vjeçarët e sipër. Dhe ky tjetri nuk flet fare. Sikur të dilte një nga dhe të fliste, jo këto se po të fliste këto ikte, por sikur të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të rrija pa folur, të bëjë sikur s’dëgjoja? Ka një gjë tjetër që ta keni të qartë, nëse doni që të ndërpritet vaksinimi shkoni votoni ata. Saliu thotë vaksina të vdes, ai tjetri, doktori tjetër, Peço Vasili nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj që duhet t’u thotë njerëzve, përkundrazi gjithë kohës vetëm zi, zi, zi, duke futur ankth, duke futur dyshime në shpirtin e njerëzve të zakonshëm. Po ju them që nëse sot po vaksinojmë masivisht dhe është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike dhe shoh fytyrat e çliruara të gjysheve dhe gjyshërve dhe kjo nuk është bërë se erdhën vaksinat nga qielli. Është bërë me shumë mundim duke shkuar derë më derë dhe duke lypur, duke çarë edhe atë rrethim nga BE që na la jashtë në momentin e parë”, tha Rama.