Kryeministri Edi Rama ka uruar gazetaren Eni Vasili live në studion e emisionit “Open” për shtatzëninë.
Rama u shpreh se i erdhi zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, megjithatë i uroi më të mirat. Ndërsa Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit” – tha Rama.