9 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani dhe1 qytetar nga Korça, të moshave 49–84 vjeç.
Ndërkohë, nga 3056 testime që janë bërë në total në një ditë, të infektuar kanë rezultuar 348 qytetarë.
91 raste pozitive janë konfirmuar në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Statistika (4 Prill 2021)
Raste të reja ditore 348
Të shëruar në 24 orë 669
Të shtruar në spitale 262
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3056
Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste Aktive 30,424
Humbje jete 2265
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37