Fleta e votimit me kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të jetë me numra dhe jo me emra.
Ky është vendimi përfundimtar që është dhënë nga Kolegji Zgjedhor pas ankimimit të Partisë Demokratike, e cila kërkonte që në fletën e votimit kandidatët të identifikoheshin me emër dhe jo me numër.
Krahas kësaj, Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë tjetër të PD-së sa i takon logos së Bindjes Demokratike duke hequr nga fleta e votimit logon e re të BD-së nën argumentin se është e ngjashme me logon e demokratëve në fletën e votimit.