Notarja shqiptare Nikol Merizaj ka përfunduar “Bulgaria Open Team Championship” me 3 medalje dhe 3 rekorde kombëtare, në garat 50 m delfin (28.17), 100 m delfin (1.03.38) dhe 100 m stil i lirë (57.75).
Në rrjetet sociale, Merizaj ia dedikoi medaljet gjyshit të saj, që ka ndërruar jetë para 6 muajsh.
“Në prag të 6-mujorit të ndarjes nga jeta të gjyshit tim, u mundova t’i bëja një dhuratë të vogël, e cila do të vazhdojë për shumë gjatë. Falenderoj të gjithë për suportin dhe ndihmën që më jepni në rrugëtimin tim të vështirë, por të bukur”, shkruan Nikol Merizaj.