Robert A. Mundell, fitues i Çmimit Nobel për Ekonominë, teoritë e të cilit hapën rrugën për financat globale dhe ekonominë ndërkombëtare të epokës moderne, dhe njeriu që ndihmoi në krijimin e Euros, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Ai jetonte në Siena të Italisë, bashkë me të shoqen, në një pallat të epikës së Rilindjes, të cilin e kishte rikonstruktuar. Bashkëshortja, Valerie Natsios-Mundell, tha se shkaku i vdekjes ishte kanceri në mëlçi.
I lindur në Kanada, Profesor Mundell fitoi Çmimin Nobel për Ekonominë në vitin 1999 për “analizën e politikave monetare dhe fiskale nën ndikimin e kursit të ndryshëm të këmbimit dhe për analizën e zonave optimale të kartëmonedhave”.
Puna e tij, e zhvilluar kryesisht në SHBA, në vitet 1950-60, ishte shumë e përparuar për kohën. Ai njihet si “babai i Euros”, pasi ishte njeriu që inkurajoi kombet e ndryshme europiane të hiqnin dorë nga monedhat e tyre dhe të bashkoheshin në një monedhë të përbashkët.