Aktualitet “Të paprekshmit”: Historia e agjentit të FBI-së që arrestoi Al Capone-n

“Të paprekshmit”: Historia e agjentit të FBI-së që arrestoi Al Capone-n

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në mënyrë simbolike ka shpjeguar më se njëherë rëndësinë e Byrosë së Hetimit duke përmendur edhe skuadrën elitë të FBI-së që arrestoi mafiozin e famshëm Al Capone.

“Kur ishin në universitet Hollywood nxorri filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De  Niro luante rolin e gangsterit Al Capone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Çikago ishte i mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë kjo njësi e pakorruptueshme e pavarur qe në gjendje të arrestonte Al Capone-n e famshëm. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri. Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë”, tha Lu para një viti.

Por cila është historia e “Të paprekshmëve” dhe liderit të saj, agjentit Eliot Ness? American Eye ua sjell më poshtë.

Në vitin 1957 një ish-agjent federal, publikoi “Të paprekshmit” (The Untouchables), që u bë një nga historitë më të famshme të krimit në atë shekull. Kjo ngjarje e Eliot Ness, fliste për luftën mes njerëzve të tij të pakorruptuar kundër gangsterit më të madh të Çikagos, Al Capone.

U shitën më shumë se sa 1 mln kopje. Dhe u shndërrua në një serial të famshëm televiziv si dhe një film hollivudian. Kjo e përfshiu Ness në grupin e legjendave që luftuan krimin.

Sigurisht, kjo është pothuajse e gjitha fiksion. Ness nuk kishte shumë të bënte me ndjekjen e taksave të evazionit.

Eliot Ness

Eliot Ness

Ness ishte një djalë i ri, i lindur në vitin 1902 nga emigrant norvegjezë në pjesën jugore të Çikagos, një qytet që nga 30 mijë njerëz që kishte në vitin 1850 deri në atë moment që Ness ishte adoleshent, kishte shkuar në 3 milionë banorë. Çfarë shihje aty? Fabrika çeliku, polakë, italianë, irlandezë, gjermanë, grekë, rusë , lloj-lloj gjuhësh dhe të shara e zënka nga më të ndryshmet. Një vend ku tymi varej si perde dhe ku era e mishit të kasapit ndjehej që nga larg.

Ness u diplomua në Universitetin e Çikagos dhe ndoqi kunatin e tij në Byronë e Prohibicionit. Tepër i gjatë, i qetë dhe i ndershëm në punën e tij, por jo me martesat.

Ai ndihmoi në vendosjen e një grupi agjentësh që shpenzuan 6 muajt e parë të vitit 1931 duke bastisur vendet e fshehta të Capone-s. Makina e tij u vodh tre herë, telefoni i zyrës së tij përgjohej, i ofruan rryfshfete, dhe një mik i tij infromues u qëllua katër herë në fytyrë.

Megjithatë ai dhe ekipi tij, që shkonte nga 6 në 10 persona, kishin shumë akuza kundër Capone-s.

Ata u cilësuan si “të paprekshmit” në një artikull në gazetën e Çikagos në vitin 1931 sepse refuzonin ryshfetet.

Prokurori George Johnson e donte shumë punën e Ness, por vendosi të ndiqte penalisht Capone-n me akuza për evazion fiskal. Capone ishte një prej 9 fëmijëve  të familjes së tij italiane, që lindi në Bruklin. E përjashtuan nga shkolla në klasë të gjashtë. Trupmadh, muskuloz, i fuqishëm dhe fytyrën që ia prenë me thikë. U zhvendos në Çikago për të punuar për gangsterin Johnny Torrio.

Punoi në një klub të quajtur “Four Deuces”. I zgjuar dhe shumë brutal, ai iu fut tregtisë së pijeve alkoolike pasi filloi Epoka e Ndalimit. Arriti të bënte miliona, vishte kostume të shtrenjta e kapele me vlerë.

Capone arriti të hidhte poshtë 18 nga 23 akuzat për evazion fiskal në një gjykim të bujshëm në vitin 1931, por gjykatësi e dënoi atë me 11 vite burg. Ai e dinte se kush ishte Ness, por pavarësisht kësaj, dyshja nuk u takua kurrë ballë për ballë njëri-tjetrit deri në paraqitjen e tij gjyqësore.

article-0-1C1DCF2900000578-978_306x419Në vitin 1931, Al Capone akuzohet për evazion fiskal gjatë viteve 1925-1929 dhe me mosdeklarim të të ardhurave në vitin 1928-1929. Qeveria deklaroi se, Capone i detyrohej shtetit një shumë prej $ 215 080.48 (dyqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë dollarë e 48 cent) në taksa për biznesin e lojërave të fatit. Njëkohësisht u shtua edhe një akuzë e tretë për thyerje të ligjit, që ndalonte alkoolin gjatë viteve 1922-1931. Në fillim, Capone u vetëdeklarua i fajshëm me shpresën se mund të arrinte një ujdi, ndërkohë që gjyqtari James H.Wilkerson deklaroi se, nuk pranonte që të binte në ujdi për ta lënë Caponen të lirë, duke paguar vetëm detyrimet financiare, që në fakt ishin një shumë qesharake për atë çka Capone posedonte. Në pamundësi për të arritur marrëveshjen, Capone e ndryshon vetëdeklarimin në të pafajshëm dhe tenton që të blejë jurinë, por gjykatësi Wilkerson e ndryshoi jurinë në minutë të fundit.

Ness nuk kishte mbushur akoma 30 vjeç, kur Capone (32) u dënua.

Ness shumë shpejt u bë drejtor  i sigurisë publike në Klivelend, atëherë qyteti i 6 më i madh në SHBA, duke mbikëqyrur më shumë se 2000 policë dhe zjarrfikës. Ai kapi shumë gangster. Detyroi kryebashkiakun që ta linte të punësonte investigatorët e tij sekretë, të maskuar si punonjës në qytet.

I udhëhequr nga mentori i tij August Vollmer, ai e pa varësinë ndaj drogës dhe alkoolit si problemet kryesore të shëndetit. Vendosi makina policie tre ngjyrëshe në mënyrë që të dalloheshin kollaj nga qytetarët. Gjithashtu vendosi radio nëpër makina në mënyrë që oficerët të komunikonin me njëri-tjetrin. Ai filloi të sillte inovacione që vazhdojnë të qëndrojnë edhe në ditët tona.

Capone ndërkohë, shërbeu një pjesë të mirë të burgimit të tij në Alkatraz, ku shëndeti i tij përkeqësohej ngadalë për shkak të sëmundjes së sifilizit. Pasi u lirua, shkoi në shtëpinë e tij luksoze në Florida, ku trupi dhe mendja e tij vazhdonin të kalbeshin. Vdiq më 25 janar 1947.

p40-untouchables-2

Ndërsa Ness kandidoi për kryetar bashkie në Klivlend, por humbi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai punoi për qeverinë.

Më pas, ai u përpoq t’i hynte biznesit dhe dështoi keq. Ai ishte në depresion, thellë në borxhe, madje dhe tradhtoi gruan e tij.

Në vitin 1955, në një udhëtim në New York, ai dhe një partner biznesi ishin duke pirë në një bar hoteli kur partneri takoi një mik gazetar, Oscar Fraley. Fraley u bashkua me ta dhe, si nata po vazhdonte në biseda , vëmendja u kthye në punën e gjatë të Ness kundër Capone-s, Fraley kërkoi për të bërë një libër. Ness i  dërgoi atij rreth 20 faqet e shënimeve, por nuk ishte i entuziazmuar, dhe me gjysmë zemre vazhdoi bashkëpunimin derisa ai vdiq më 16 maj 1957 në moshën 55-vjeçare.

“Të paprekshmit” goditi libraritë një vit më vonë. Libri vazhdonte e vazhdonte të shitej. Një serial televiziv ku protagonist ishte Ness, debutoi në vitin 1959 dhe vazhdoi për 4 vjet. Ndërsa në filmin e mirënjohur hollivudian, rolin e tij e luante Kevin Costner