Një foto e Khloe Kardashian me bikini qarkulloi nëpër rrjete sociale pa dëshirën e saj, ndërsa ekipi i Khloe kërkoi që të fshihej. Fotoja ishte paedituar dhe pa filtra.
Nisur nga reagimet e njerëzve, herë pozitive e herë jo, Khloe vendosi të bënte një video live në Instagram për të treguar trupin.
“Hej njerëz, ky është trupi im i paedituar dhe pa filtra. Fotoja që u postua këtë javë është e bukur. Por si dikush që është përballur me (kompleksin) e imazhit të trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.” – shkruan ajo në Instagram.
Në vijim të deklaratës, Khloe shkruan se është përballur me komente fyese dhe paragjykuese përsa i përket trupit pothuajse gjatë gjithë jetës.
“Khloe është motra e shëndoshë. Khloe është motra e shëmtuar. Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket ndryshe. Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni.” – shton ajo.
Khloe thekson se nuk kërkon simpatinë e të tjerëve, por kjo s’do të thotë që njerëzve të mos u interesojë thjesht e vetëm sepse u rrit në një mjedis të privilegjuar, sipas tyre, pasi në fund të fundit, edhe ajo është njeri si gjithë të tjerët.
“Nuk jam perfekte, por premtoj që përpiqem çdo ditë ta jetoj jetën sa më sinqerisht të jetë e mundur me empati dhe mirësi. Nuk do të thotë që s’kam bërë gabime. S’dua të gënjej. Është pothuajse e padurueshme që të përpiqesh të jetosh jetën me standarde të pamundura që publiku i ka vendosur për mua.”
Ajo përmend se në dekadën e fundit, çdo detaj i trupit të saj është analizuar dhe është tallur edhe për vogëlsira.
“Më pëlqen (të vendos) ndonjë filtër, ndriçimi i mirë, ndonjë modifikim tek-tuk, ashtu si më pëlqen të vendos makeup, të bëj thonjtë, të vesh këpucë me taka dhe ta paraqes veten ashtu si dua unë. Trupi im, imazhi im dhe mënyra se si dukem dhe çfarë dua të shpërndaj është zgjedhja ime. Nuk i takon askujt që të vendosë ose të gjykojë se çfarë është e pranueshme ose jo.”
Në përfundim të deklaratës, Khloe u shpreh se kupton këdo që përjeton një presion në lidhje me trupin.
“Jemi të gjithë të veçantë dhe perfektë në mënyrën tonë. Kam kuptuar që nuk mund të vazhdojmë ta jetojmë jetën duke u përpjekur të përshtatemi me një model perfekt që të tjerët kanë vendosur për ne. Thjesht jini vetvetja dhe siguroheni që zemra juaj është e lumtur,” përfundon ajo.
View this post on Instagram