Edi Rama u prit me duartrokitje në qendrën e vaksinimit në Sarandë. Teksa ka parë nga afër vijimin e procesit të vaksinimit, kryeministri ka komunikuar dhe me disa qytetarë.
Një e moshuar që ishte duke bërë vaksinën, la procesin më mes dhe kërkoi të takonte Ramën, por ky i fundit e refuzoi.
“Si jeni djali i nënës tënde, o djalë, o yll, o flori. Të keqen nëna jote“, u shpreh e moshuara, por Rama i kërkoi që të qëndronte ulur e të bënte vaksinën.
Por një tjetër i moshuar i bëri disa komplimente dhe i tha që me Ramën Shqipëria gjithmonë fiton.
“Kemi respekt për ty. Rrofsh të paçim sa malet, me ty gjithmonë Shqipëri fiton“, ishin fjalët e qytetarit.
Ndërkohë kreu i qeverisë në një postim në mediat sociale shkruan se vaksinimi masiv do të vijojë në të gjithë vendin.