Bota Superkompjuteri kinez, Biden po tenton të shkatërrojë ëndrrën e Pekinit

Superkompjuteri kinez, Biden po tenton të shkatërrojë ëndrrën e Pekinit

Administrata e presidentit Joe Biden po ndërmerr hapa për të bllokuar ndërtimin nga Kina të kompjuterit më të shpejt në botë, i cili mund të përdoret për zhvillimin e armëve të avancuara, duke përfshirë edhe ato bërthamore dhe raketat hipersonike.

Shtatë kompani kineze dhe laboratorë qeveritarë janë vendosur nën kontrollin e produkteve që do të importojnë nga SHBA-ja, për shkak të lidhjeve të tyre me zhvillimin e superkompjuterit. Kjo do të thotë se ato nuk do të jenë në gjendje të përdorin teknologji me origjinë nga SHBA pa licencën e Departamentit të Tregtisë. “Veprojnë në kundërshtim me interesat tona të sigurisë kombëtare”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Tregtisë për Washington Post.

SHBA-ja dhe Kina janë në garë armatimesh për ndërtimin e raketave hipersonike, të cilat janë të afta të arrijnë një shpejtësi 5 herë më të madhe se e zërit, duke u bërë praktikisht të pandalshme. Këto raketa janë jashtëzakonisht të shpejta dhe të manovrueshme që të shmangin të gjitha sistemet ekzistuese të mbrojtjes.