Një 29-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Sipas njoftimit të Policisë 29-vjeçarja me iniciale V. G., përmes mashtrimit, u premtonte qytetarëve se do t’i punësonte në Gjermani duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.
Po kështu një tjetër shtetase është arrestuar në kryeqytet, pasi me anë të mashtrimit i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash një tjetër shtetaseje. Bëhet fjalë për 26-vjeçaren me iniciale I. K.
Ndërkaq gjatë natës së djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës është vjedhur nga zyra e financës të një firme një shumën parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.