Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës. Një 74-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është goditur me thikë. Dyshohet se autore e kësaj vrasjeje është nusja e të moshuarës, e cila është arrestuar.
Sipas policisë 44-vjeçarja me iniciale M.M. pas një debati për motive të dobëta në orët e mbrëmjes së 11 Prillit ka marrë thikën dhe ka goditur vjehrrën.
Për shkak të plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur për vrasjen.
Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i nuses. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nuse dhe vjehërr jetonin në fshatin Burrim.