Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Divjakë. Një mjet tip “Audi A4” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Nga ky aksident ka mbetur e vdekur E. Meçe, 19 vjeçe, dhe janë plagosur dy të rinj të tjerë.
Të plagosurit janë V. Hoxha nga Elbasani, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit dhe D. Doda, nga Vlora.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes po punohet nga ana e zjarrfikësve për të nxjerrë nga mjeti i dëmtuar trupin e viktimës.