Kryesore I jepet lamtumira Princit Filip! Mbretëresha fshin një lot, ndërsa qëndron e...

I jepet lamtumira Princit Filip! Mbretëresha fshin një lot, ndërsa qëndron e vetmuar  

Në kështjellën Uindsor ka përfunduar funerali për princin Filip, duka i Edimburgut. Filipi, i lindur më 10 qershor 1921 në Greqi, vdiq më 9 prill 2021, në moshën 99-vjeçare.

Mbretëresha Elizabeta, që është 94 vjeç, ishte e detyruar ta ndiqte funeralin e bashkëshortit në vetmi. Ndërsa 9 familjarët më të afërt – mes të cilëve trashëgimtari i fronit, princi Çarls, ecën në këmbë pas arkivolit, Mbretëresha i ndiqte me një makinë Bentley. Edhe brenda Kishës Shën George, Mbretëresha ishte e vetme, ndërsa fshiu një lot, kur arkivoli me bashkëshortin i kaloi përpara.

“Është Mbretëresha”, tha përpara fillimit të funeralit Justin Welby, kryepeshkop i Canterbury. “Do të sillet me dinjitetin e jashtëzakonshëm dhe kurajën e jashtëzakonshme që gjithmonë e ka shoqëruar. Në të njëjtin moment, në ato pak çaste po i thotë lamtumirë dikujt me të cilin ishte e martuar për 73 vite”.