Një epokë e re fillon në futbollin europian. 12 klubet më të mëdha të kontinentit kanë njoftuar krijimin e ‘Super League’, një kompeticion rival të Champions League.
12 klubet e para që kanë kanë pranuar krijimin e ligës së re evropiane, janë: 6 nga Anglia, 3 nga Italia dhe 3 nga Spanja. Klubet themeluese të Superligës evropiane janë:
-Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpuli, Totenhemi, Arsenali dhe Çelsi, nga Anglia
-Interi, Milani dhe Juventusi nga Italia
-Atletiko Madrid, Real Madrid dhe Barcelona nga Spanja.
Pritet që së shpejti këtyre klubeve t’u bashkohen edhe disa të tjera.
Super League do të jetë një kompeticion i pavarur nga UEFA dhe që do të menaxhohet nga vetë klubet të cilat kanë zgjedhur tashmë edhe dy drejtuesit e parë që do të jenë Florentino Perez i Realit si president dhe Andrea Anjeli i Juventusit si zv.president. Kompeticioni i ri pritet të fillojë që në muajin Gusht të këtij viti dhe planifikohet të ketë në total 20 skuadra.
UEFA ka reaguar duke e cilësuar ligën e re të pavarur si një rrezik për futbollin duke i paralajmëruar klubet rebele se do të ketë ndëshkime shembullore për ta dhe lojtarët e tyre.