Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve ditën e sotme në qytetin e Korçës për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në fjalën e tij, Basha tha se edhe katët ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.
Kreu i opozitës garantoi të gjithë banorët që për 8 vite u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas, do të marrë fund më 25 Prill.
“E shoh dhe prek kudo në takime masive si ky, nga jugu në veri. E shoh në sytë e çdo shqiptari edhe të socialistëve që kanë vendosur të bëhen pjesë e këtij bashkimi të madh dhe të votojnë dhe ata për ndryshimin. Sepse fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja më e thellë e çdo shqiptari. Ajo do t’i takojë çdo familje shqiptare, çdo të riu, çdo të reje korçare dhe shqiptare. Do të jetë dita kur vota juaj do të rikthejë një qeveri të njerëzve dhe për njerëzit.
Do të jetë dita kur ne do të bëjmë realitet fuqinë e demokracisë, fuqinë e votës duke dalë masivisht për të votuar numrin 9. Nuk ka të mbaruar ardhja e njerëzve në këtë bulevard. Nuk ndalet marshimi ynë, krah për krah drejtë fitores, drejtë ndryshimit. Këtë e ka mësuar edhe Edi Rama. Ndaj, këto janë ditët e fundit të krimeve dhe marifeteve, të gënjeshtrave që vetëm sa e nxjerrin edhe më shumë në dritën e diellit dështimin dhe dështakun e këtyre 8 viteve. Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë. Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve.
Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert, Korça ja ka mbyllur dyert, Shkodra ja ka mbyllur dyert, Vlora, Durrësi dhe Tirana, mbarë Shqipëria, sepse zemrat e shqiptarëve thërrasin për ndryshim. Bashkë për ndryshim! E gjithë Korça, bashkë për ndryshim! Dhe ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9! Ne do të mundësojmë që jo vetëm të përmbyllim procesin e legalizimeve por dhe të riaktivizojmë ekonominë tonë duke hequr taksat abuzive, taksën mbi karburantin 240 për litër, i cili shtrohet në biftek tek Nusret-i. Faturat e kripura të energjisë, amnistinë e plotë për 350 mijë familje kulari i të cilëve rëndon 28 mijë lekë muaj për muaj, për të paguar luksin e qeveritarëve. Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe të naftës do ti japë korçarëve mbështetje, energji për të bërë atë që dine të bëjnë më së miri, punë të ndershme, mirëqenie, paga të larta, gëzim në familjet tona, dinjitet njerëzor, qytetari, pozitivistet”, deklaroi ndër të tjera Basha.