Tiranozauri Rex ishte një gjahtar i frikshëm, por kur ishte puna për të ecur, ai ka të ngjarë të endej në Tokë me një ritëm më të qetë se sa ai i njeriut.
Sipas analizave anatomike, studiuesit holandezë llogaritën shpejtësinë normale të ecjes së gjigantëve me rreth 1,28 metra në sekondë, ekuivalente me 4,6 kilometra në orë.
Për krahasim, shpejtësia mesatare e ecjes së njerëzve është rreth 1,34-1,42 metra në sekondë ose 4,8 deri 5,1 kilometra në orë.
”Shpejtësia normale e ecjes zakonisht mund të përcaktohet tek kafshët duke vëzhguar pjesët e trupit të përfshira, ritmet e tyre natyrore duke pasur parasysh strukturën e përgjithshme dhe nevojën që kafshët të ruajnë energjinë”, sipas Universitetit të Amsterdamit.
Në rastin e Rexit, i cili ishte deri në 13 metra i gjatë dhe peshonte 9 tonë, ai ecte më ngadalë se sa njeriu.