Tom Cruise tregoi që veprimet heroike nuk i bën vetëm në filmat e tij aksion, por edhe gjatë xhirimeve.
Aktori 58-vjeçar u fotografua duke ndihmuar një kameraman që po binte nga një tren që po lëvizte me shpejtësi, në xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”.
Në skenat që po xhirohen në Angli, së bashku me Tom Cruise është edhe e dashura e tij, aktorja 39-vjeçare Hayley Atwell. Edhe ajo ishte pjesë e skenave të rrezikshme, duke vrapuar mbi një lokomotivë që ecte me shpejtësi.
“Mission: Impossible 7” do të shfaqet për herë të parë në kinema në fund të këtij viti.