Sport Prapaskenat: A ishte Arabia Saudite pas Superligës, Putin kërcënoi Roman Abramovich

Prapaskenat: A ishte Arabia Saudite pas Superligës, Putin kërcënoi Roman Abramovich

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka sjellë disa prapaskena lidhur Super League dhe paraqiti detaje tronditëse se liga “e mbyllur” drejtohej nga Princi saudit Mohammed bin Salman.

Thuhet gjithashtu se Presidenti rus Vladimir Putin telefonoi pronarin e Chelsea, Roman Abramovich dhe e bëri presion që të hiqte dorë nga Super League sepse Gazprom rus, sponsori kryesor i Champions League, është gjithashtu një Zenit ambicioz nga Shën Petersburg i cili po hyn në elita.

Gjithashtu, Shën Petersburg është një nga pritësit e Kampionatit Evropian të ardhshëm, por edhe të finales së Champions League vitin e ardhshëm.

Në këtë drejtim, Rusia duhet të jetë në epiqendër të ngjarjeve në mënyrë që të mos bëhet një vend i klasit të dytë të futbollit duke krijuar Superligën.

Si rezultat, Champions League do të humbte rëndësinë e saj, dhe Rusia do të humbte një ngjarje të madhe.

Manchester City u tërhoq menjëherë pas Chelsea.

Shejhu u Emirateve të Bashkuara Arabe, Mansour bin Zayed, posa mësoi për sauditët, menjëherë u tërhoq sepse nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit të sauditëve të urryer për vendin e tij.

Si pasojë, edhe Paris Saint-Germain F.C., pronarët e të cilit janë nga Katari, nuk dëshironin të bashkoheshin në këtë histori për saktësisht të njëjtat arsye dhe marrëdhëniet e acaruara midis dy vendeve.

Lidhja kryesore për sauditët ishte presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, dhe ai është më meritori që sauditët hynë në projekt.

E gjitha pasi kompania e tij e ndërtimit arriti në atë vend për të ndërtuar një qendër argëtimi me vlerë 6.5 miliardë euro, por edhe një kontratë sponsorizimi për Realin me një tarifë prej 150 milion euro.