Politika Zgjedhjet, ja kur dhe do të votojnë Meta, Rama dhe Basha

Zgjedhjet, ja kur dhe do të votojnë Meta, Rama dhe Basha

Nesër do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në vendin tonë dhe udhëheqësit politikë kanë zgjedhur vendet dhe oraret se kur do të votojnë.

I pari do të jetë Presidenti Ilir Meta, i cili do të votojë që në orën 7 të mëngjesit. Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë.

Më pas, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të votojë në orën 09:00, në qendrën e votimit 1929, pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të votojë në orën 10:30, në qendrën e tij të votimit në Surrel.