Policia e Durrësit ka goditur sot në mbrëmje një tjetër rast të blerjes së votës. Mësohet se është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik
Kapja e këtyre dy personave u bë pasi policia kishte informacione se “në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit“.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfe me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.
Po ashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.