Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për dy komisionerët e LSI-së, të cilët u kapën të shtunën, duke blerë vota në këmbim të parave.
Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Narti Markut, 37-vjeçarit nga Puka dhe banues në Qerret, si edhe të 23-vjeçarit Xhuliano Tota, lindur ne Katund të Ri dhe banues në Qerret të Durrësit.