Shëndet Pfizer: Vitin tjetër gati ilaçi oral kundër të gjitha varianteve Covid

Pfizer: Vitin tjetër gati ilaçi oral kundër të gjitha varianteve Covid

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se brenda vitit tjetër do të jetë në treg një medikament antiviral që bllokon replikimin e Sars–CoV-2 që shkakton sëmundjen e CoVid-19.

“Vëmendja është sidomos te barnat orale, sepse na ofron një seri avantazhesh. Një ndër ta është se nuk ke pse shkon në spital për të marrë trajtim, mund ta marrësh nga shtëpia. Kjo do ta ndryshonte lojën”, ka thënë ai.

Bourla ka shtuar se medikamenti do të synohet të jetë efektiv kundër të gjithë varianteve të Sars-CoV-2, çka përbën një zgjidhje optimale për menaxhimin e pandemisë.