Kryesore Numërimi për kandidatë, vjen fitorja individuale e Ramës në Vlorë

Numërimi për kandidatë, vjen fitorja individuale e Ramës në Vlorë

Numërimi për kandidatë, vjen fitorja individuale e Ramës në Vlorë

Në procesin e numërimit të votave për kandidatë, kryeministri Edi Rama ka arritur një tjetër fitore, atë brenda partisë së tij, duke thyer herësin e votave të marra në Qarkun Vlorë.

Ndërkohë, pritet të shihet se sa vota ka marrë në Qarkun Durrës, pasi dhe ishte dhe në listën e këtij qarku, në të njëjtin pozicion, në të 8-in

Më pas, i takon atij të zgjedhë nëse do jetë deputet i Vlorës apo i Durrësit.

Niko Peleshi, më i votuari nga socialistët, pas kryeministrit. I pari deputet që thyen herësin

Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më tani nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet, pas kryeministrit Edi Rama.

Ministri i Mbrojtjes është i pari deputet që thyen herësin me më shumë vota të marra në qarkun ku ai drejtoi fushatën, në Korçë.

Peleshi ka marrë, sipas rezultateve zyrtare të faqes së KQZ-së, 10 235 vota, ndjekur më pas nga ministrja Olta Xhaçka, me 3754 vota, e më pas në radhë vijnë kandidatët Ilir Topi dhe e para e listës së Qarkut të Korçës, Eni Zake.