Kryesore Votat për kandidatë: Berisha dhe Basha nuk janë më të preferuarit në...

Votat për kandidatë: Berisha dhe Basha nuk janë më të preferuarit në Tiranë

Belind Këlliçi dhe Belinda Balluku, kandidatët më të votuar në Tiranë

Dy krerët e PD-së, ai historiku Sali Berisha, i konsideruar kryetar hije, dhe ai zyrtari Lulzim Basha, kanë pësuar një goditje në Qarkun Tiranë sa i përket votave të marra.

Para tyre janë votuar të tjerë emra.

Kështu, në listën e PD-së udhëheq kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur nga Lulzim Basha 279 vota, më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota, Orjela Nebijaj 155, Fatmir Mediu 135, Sali Berisha ka vetëm 98 vota nga kutitë e numëruara.

Ndërsa në Partinë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622.

Ndërsa në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim kryeson Floida Kërpaçi e LRI-së me 140 vota, e ndjekur nga Kryemadhi me 51 vota.