Politika KQZ publikon të dhënat: Mbi 83 mijë vota ishin të pavlefshme

KQZ publikon të dhënat: Mbi 83 mijë vota ishin të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e sotëm ka publikuar të dhënat e fundit rreth zgjedhjeve të 25 Prillit. Në faqen zyrtare të KQZ bëhet me dije se në zgjedhje kanë marrë pjesë 1,662,253 votues në 5, 199 qendra votimi.

Në këto zgjedhje është vënë re një numër i lartë votash të pavlefshme që nëse e krahasojmë me zgjedhjet e kaluara, është tepër e lartë.

Sipas KQZ në të gjitha qendrat e votimit janë 83,019 vota të pavlefshme dhe vota të vlefshme 1,578,168.

Ndërkohë në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 3,588,869 zgjedhës.