Politika Pse Presidenti nuk e mbajti fjalën? Presidenca sqaron pse Meta nuk e...

Pse Presidenti nuk e mbajti fjalën? Presidenca sqaron pse Meta nuk e jep dorëheqjen

Presidenca ka sqaruar përfundimisht qëndrimin e Ilir Metës, nëse do të dorëhiqej sikurse ka deklaruar edhe vetë nëse fiton Partia Socialiste.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, thotë se Presidenti Meta do të dorëhiqej nëse Kryeministri Rama do të fitonte në mënyrë demokratike.

E në këtë rast, Presidenca vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të 25 Prillit, duke sqaruar përfundimisht se Ilir Meta nuk do të dorëhiqet.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm të mbajë fjalën! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: Nuk ka dorëheqje”, shkruan në Facebook zëdhënësi i Presidencës.