Në zgjedhjet e 25 Prillit, qytetarët shqiptarë patën mundësi që të zgjidhnin përveç subjekteve të preferuara politike, edhe kandidatët apo kandidatet e tyre të preferuara.
Nuk kishte dyshim që kandidatët me më shumë vota do të ishin meshkuj, si Taulant Balla i cili kryeson me 21591 vota.
Por cilat janë kandidatet gra më të votuara nga qytetarët?
Listën e 10-shes më të votuar e kryeson e palëkundur ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku. Ndonëse ajo garon për herë të parë, ka siguruar një numër të madh votash individuale, plot 12235.
Pas saj vijnë të tjera figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, si Elisa Spiropali dhe Aurora Mara e Dibrës.
Ndërsa ndër radhët e PD-së, vetëm Grida Duma arrin në dhjetëshe. Ajo renditet e pesta me 6263 vota. Kandidatja e dytë grua e PD-së e cila ka arritur të marrë më shumë vota, krahasuar me të tjera kandidate gra brenda partisë së saj, është Andia Ulliri e cila kandidon në Durrës. Ajo deri tani ka 5249 vota, por e pamjaftueshme për t’u future në dhjetëshen e parë, duke lënë të vetme Dumën mes grave socialiste.
Kandidatet më të votuara:
- Belinda Balluku – 12235
- Elisa Spiropali – 7015
- Aurora Mara – 9367
- Anila Denaj – 6428
- Grida Duma – 6263
- Ogerta Manastirliu – 5554
- Blerina Gjylameti – 5447
- Hatixhe Konomi – 5405
- Evis Kushi – 5372
- Gerta Duraku – 5368