Një tragjedi ndodhi ditën e djeshme në Chiari të Italisë, ku një punëtor shqiptar humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur.
Mediat italiane raportojnë se viktima është Flamur A. 50 vjeç me origjinë shqiptare. Një strukturë parafabrikat në një kantier ndërtimi u shemb duke e zënë poshtë 50-vjeçarin shqiptar.
Betoni u rrëzua nga 10 metra lartësi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shqiptarit. Edhe 5 punëtorë të tjerë mbetën të plagosur, të cilët u dërguan në spital për trajtim mjekësor.
Flamur A. la pas gruan dhe djalin 22-vjeçar i cili është student në universitet.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për këtë aksident në punë.