Një pikturë, në dukje e thjeshtë, e një katrori blu e realizuar nga artisti Mark Rothko pritet të shitet për një shumë të pabesueshme prej 40 milionë dollarësh në një ankand të Christies më 11 maj.
E realizuar me bojëra vaji piktura ‘Pa titull’ ishte kryevepra e parafundit e prodhuar nga artisti para se të kryente vetëvrasje në 1970.
Ekspertët thonë se vepra e artit modern, e zotëruar nga ‘Bunny’ Mellon deri në 2014, përmban tone të ndryshme blu të cilat ‘vezullojnë’ ndërsa kapin dritën, “duke përmbledhur frymën e veprës së jetës së tij”.