Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se ka filluar një përçarje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kandidatja e LSI-së në Qarkun e Tiranës, Brisida Shehaj, teksa i është përgjigjur një ndjekësi në rrjetet sociale lidhur me djegien e mandateve, shprehet se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka skenaret e veta dhe jo të opozitës.
“Gabimi më i madh ikja nga parlamenti, shkaku i largimit i hapi rrugën për gjithçka” është konstatimi i një prej ndjekësve për humbjen e opozitës në zgjedhje.
“Jam shumë dakord me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi. Por harruam që Basha ka skenarët e veta, jo të opozitës”, i përgjigjet Brisida Shehaj.