Ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe i rasteve nga Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, nga 1535 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 53 qytetarë.
13 raste janë konfirmuar në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit një 77-vjeçar nga Korça.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.