“Beteja do të vijojë deri në fitore”, ishte e vetmja frazë thënë nga kryedemokrati Lulzim Basha pas këmbënguljes së gazetarëve sapo doli nga selia e PD-së për t’u futur në makinën e tij.
Ishte ky një deklarim i ardhur pas ditësh heshtjeje, që kur ngriti pretendimin se vota ka qenë e tjetërsuar.
Tashmë, Basha ndodhet nën presionin e brendshëm në PD për të dhënë dorëheqjen pas humbjes së radhës në zgjedhje.
Shitblerja e votës, presioni ndaj qytetarëve, përdorimi i aseteve publike dhe dalja e të dhënave personale të qytetarëve, janë disa nga akuzat e demokratëve nw zgjedhjet e 25 prillit.