Sport Pep Guardiola thyen mallkimin 10-vjeçar

Pep Guardiola thyen mallkimin 10-vjeçar

Ai konsiderohet nga shumë njerëz si trajneri më i mirë në botë. Nga disa, më i miri i historisë së futbollit. Në të dyja rastet, Pep Guardiola mund t’u japë një dorë të dyja palëve, në sajë të finales së Ligës së Kampionëve 2020-2021, të arritur me Manchester City.

Pep arrin në finalen e Champions-it pas një dekade. Më konkretisht, trajneri katalanas nuk e kishte kapur “aktin” e fundit të turneut që nga viti 2011. U deshën, në fakt, dhjetë vite.

“Historia është tani. Njerëzit mund të mendojnë se Manchester City është vetëm miliarda, pas asaj që ka shpenzuar në këto 12 vite, por nuk është kështu. Për ne është e pabesueshme të luajmë finalen e parë të Ligës së Kampionëve. Me Barcelonën isha mësuar të arritja në finale, por këtu ishte më e komplikuar”, – tha të martën në mbrëmje Pep.

Në këtë dekadë, Guardiola ka fituar gjithmonë në rang kombëtar, me Bayern Munich dhe Manchester City, por në Europë ka arritur në gjysmëfinale më së shumti, me bavarezët së pari (tre nga tre) dhe më pas me anglezët, më 2016, para vitit 2021, në të cilin gjithashtu e kapërceu këtë pengesë.

Guardiola, i cili bëri një vit pushim pas Champions-it 2011, përpara se të kthehej në stol, kësaj here në Mynih, ka dy trofe të tillë në vitrinë, si trajner i Barcelonës. Ai tani mund të marrë medaljen e tretë me një klub tjetër. Për nga numri i Champions-ve do të barazohej me Paisley, Ancelotti dhe Zidane.

Çfarë i ka munguar Guardiolës në këtë dekadë, pa Champions? Detajet. Në një kompeticion të tillë, një episod i vogël mund të ndryshojë gjithçka. Edhe këtë herë nuk ka ndodhur ndonjë kthesë e madhe. Manchester City u shfaq më pragmatist, mbase më modest, duke arritur të pushtojë Parisin dhe të fitojë në shtëpi, në raundin gjysmëfinal.

Vetëm përballja me PSG në gjysmëfinale mund të ketë ndikuar. Në të kaluarën, Guardiola ka rënë ndaj skuadrave historikisht më me përvojë, të cilat kanë menaxhuar më mirë forcat e tyre. Nga ana tjetër, francezët kanë përjetuar të njëjtën situatë si Manchester City në dekadën e fundit (të dy në nivelin europian kanë fituar vetëm një Kupë të Kupave).

Udhëtimi i Manchester City në sezonin 2020-2021 ishte absolut, pa asnjë moment pauzë. As në kohën e Barcelonës, trajneri katalanas nuk kishte fituar aq shumë në një edicion të vetëm, 11 fitore në 12 ndeshje. Asnjë humbje, vetëm një barazim në fazën e grupeve (0-0 kundër Portos).

Në momentet e duhura, Guardiola ishte në gjendje të shfrytëzonte njohuritë e tij taktike, duke ripropozuar “9” e tij fals, me një yll të ri, Foden, për t’i frikësuar kundërshtarët. Zero pika referimi, në një ekip që mund të llogarisë një stol luksoz, më në fund i aftë të luajë së bashku pa probleme edhe në Europë. Revanshi është duke u zhvilluar: skena e fundit po mungon për ta mbyllur “filmin” në një mënyrë magjike…