As pandemia nuk ka arritur të frenojë largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Të dhënat e INSTAT, që duhet të ishin publikuar në fillim të vitit, por kanë dalë vetëm sot, tregojnë se gjatë 2020-s, 23 854 persona u larguan nga Shqipëria.
Për shkak të Covid-19, INSTAT raporton se për herë të parë numri i vdekjeve ishte pothuajse i njëjtë me atë të lindjeve, duke tkurrur më tej edhe shtesën e popullsisë.
Por ajo që bie më shumë në sy, është se janë regjistruar 27 605 vdekje gjatë vitit të kaluar, mbi 5600 më shumë se sa në 2019-n. Kur ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se që prej fillimit të pandemisë, deri më sot, janë vetëm 2406 të vdekur nga Covid-i. Kjo tregon edhe njëherë se pjesa më e madhe e vdekjeve nga ky virus nuk raportohen.
Popullsia e Shqipërisë regjistrohet kështu në 2.82 milionë banorë.