Aktualitet Më pak banorë, por më shumë krime, Gjirokastra me kriminalitet më të...

Më pak banorë, por më shumë krime, Gjirokastra me kriminalitet më të lartë, Dibra më të ulët

Gjirokastra i cili ka numrin më të ulet të banorëve për qark rezulton se ka koeficientin më të lartë të kriminalitetit për 100.000 mijë banorë për vitin 2020, ndërsa rrethi që e ka më të vogël këtë koeficient është Dibra.

Ky është konkluzioni që del nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin që lamë pas, i cili ka analizuar koeficientin e kriminalitetit në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Kështu nga satistikat rezulton se qarku i Beratit e ka koeficientin 663.

Dibra e cila përfshin edhe Matin 605. Durrësi, i cili përfshin edhe Krujën e ka koeficientin 1207.

Elbasani 793, qarku i Fierit që përfshin edhe Lushnjen e ka 747. Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Përmetin e ka koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë 1578.

Qarku i Korçës që përfshin edhe Pogradecin 890. Kukësi që përfshin edhe Tropojën 825.

Lezha që përfshin edhe Kurbinin, 1117. Shkodra 823. Tirana që përfshin edhe Kavajën 1030, ndërsa Vlora që përfshin edhe Sarandën e ka koeficientin e kriminalitetit për 100.000 banorë 1479.

Pra nga këto të dhëna rezulton se qarku që e ka koeficientin e kriminalitetit më të ulët është qarku i Dibrës 605 dhe më të lartin e mban qarku i Gjirokastrës 1578.

Sipas të dhënave numrin më të lartë të veprave të konsumuara përgjatë 2020 është ajo vjedhjes së pasurisë, e cila përben 37% të krimeve të kryera përgjatë vitit në kaluar.

Ndërkohë sa i përket gjinisë së të akuzuarve rezulton se 97.86 % të janë kryer nga meshkuj dhe 2.14% janë femra.

Ndërkohë që 4.84% e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 41.43 % me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër 52.79 % të pandehurve rezultojnë me arsim 9 vjeçar.

Përsa i përket gjendjes shoqërore, 74.33% e të pandehurve që janë akuzuar për krime te ndryshme gjatë vitit të kaluar rezultojnë të papunë./Ora News