Një 54-vjeçar në Greqi po lufton për jetën pasi u godit me thikë nga fqinji i tij, një 67-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale të Mitilinit dhe arsyeja është krejtësisht banale. Sipas shtypit grek, gjithçka nisi kur një dele në pronësi të 54-vjeçarit kaloi në tokën e shqiptarit.
Kaq ka mjaftuar që të niste sherri dhe 67-vjeçari mori një thike e goditi disa herë 54-vjeçarin grek duke i shkaktuar plagë të shumta. I plagosuri ndodhet në spital dhe gjendja e tij paraqitet kritike.
Ndërsa 67-vjeçari shqiptar është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.