Aktualitet Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

Foto: Nga e majta viktima Mehmet Qema dhe djathtas autori i dyshuar Marjus Dema

Autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, Mehmet Qema, është arrestuar nga policia.

Marjus Dema u dorëzua vetë në Policinë e Tiranës pas negociatave mes uniformave blu dhe avokatit e familjarëve të tij. Ai ka qëndruar i fshehur që prej mesnatës kur dhe ndodhi krimi në një lokal në lagjen “5 Maj” në Tiranë.

Bashkë me të është dorëzuar edhe njëri prej personave të shpallur në kërkim, Frenkli Myftari, i cili ka qenë prezent në vendngjarje.

Policia e Tiranës kishte ushtruar kontrolle të shumta dhe kishte ngritur pika kontrolli për kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së të riut. Në pamundësi për të qëndruar i strehuar, autori u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë, në kërkim për këtë ngjarje janë edhe 4 persona të tjerë për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Këta të fundit së bashku me viktimën dhe autorin kanë qenë në të njëjtën tavolinë dhe janë grup shoqëror mes tyre.