Izraelitët zënë vetëm 0.4% të territorit që zënë vendet arabe. Por shpesh ata cilësohen si pushtues dhe persekutorë të popullsisë myslimane që jeton brenda kufijve të tij.
Por cila është e vërteta?
Ja disa fakte të sjella nga ish diplomati në përfaqësinë e Shqipërisë në OKB, z. Sokol Neçaj:
– Izraeli është atdheu i 1,454,000 qytetarëve myslimanë që gëzojnë liritë e plota civile dhe politike.
– Hebraishtja dhe arabishtja janë gjuhët zyrtare të Shtetit të Izraelit.
-Shumica e qytetarëve arabë të Izraelit janë kryesisht myslimanë, sunitë. Myslimanët e tjerë janë: Shia, Alaëite, Ahmadiyeh, Sufi dhe Shazaliyeh. Islami është feja e dytë më e madhe në Izrael pas Judaizmit.
– Hebrenjtë përbëjnë 75.4 përqind të popullsisë, myslimanët përbëjnë 16.9 përqind, të krishterët 2.10 përqind, druzhët 1.70 përqind dhe pjesa tjetër një komunitet i vogël Bahá’í.
-Që nga krijimi i shtetit të Izraelit popullsia myslimane e Izraelit është rritur rreth dhjetë herë; nga rreth 156,000 në 1949 në mbi 1,454,000 sot.
– Në Izrael janë mbi 400 xhami, prej të cilave 73 ndodhen në Jeruzalem. Prej vitit 1988 numri i xhamive në Izrael nga 80 është rritur rreth pesë herë.
– Qeveria izraelite paguan pagat e rreth 300 hoxhallarë dhe muezinëve. Ajo siguron Kuranët që përdoren në xhami dhe financon shkollat në gjuhën arabe dhe shumë shkolla dhe kolegje islamike. Në këto shkolla studiohen feja islamike dhe studimet arabe, si dhe kurrikula e përgjithshme e Ministrisë së Arsimit të Izraelit.
– Në vitin 2015, qeveria izraelite miratoi një buxhet prej rreth 2.6-4 miliardë dollarë për një plan pesë-vjeçar për zhvillimin e sektorit arab në Izrael.
– Komuniteti Mysliman rregullon sistemin e tij unik të gjykatave dhe trajton martesën dhe divorcin sipas ligjit Islam. Në Izrael, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë operojnë tetë gjykata rajonale të ligjit islamik dhe një gjykatë kombëtare e apelit.
– Në sistemin akademik izraelite janë regjistruar rreth 26,000 studentë myslimanë. Në vitin 2014, rreth 21% e studentëve universitarë të Institutit të Teknologjisë së Izraelit në Haifa ishin arabë, nga 11% që ishte në 2001. Kjo është afërsisht e njëjta përqindje qe zene arabët në popullsinë e përgjithshme të Izraelit prej 8.3 milion;.
– Në vitin 2015 afërsisht 1,700 myslimanë shërbenin në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, kryesisht nga fiset beduinë.
– Shumica e qytetarëve myslimanë të Izraelit, rreth 69%, jetojnë në pjesën veriore të vendit, në Galilea dhe Haifa. Rreth 20 përqind jetojnë në Jeruzalem dhe ne rrethina dhe 11% e myslimanëve të Izraelit janë beduinë që jetojnë kryesisht në jug të Izraelit, afër Be’er Sheva në Negev.
– Çdo vit komuna e Jeruzalemit dekoron rrugët e qytetit në festimin e festës myslimane të Ramazanit dhe është mikpritëse e dhjetëra festivaleve dhe eventesh për publikun.
– Bashkia gjithashtu shënon festën me një ceremoni tradicionale në të cilën çdo ditë në agim dhe në perëndim të diellit në Jeruzalemin Lindor qëllohet me top për të shënuar fillimin dhe mbarimin e agjërimit ditor.
– Punonjësit myslimanë mund të marrin ditë pushimi gjatë Ramazanit dhe kushtet e punës u përshtaten nevojave të tyre gjatë agjërimit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjithashtu rregullojnë regjimet e stërvitjes për ushtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.