Probleme për Interin. Pas fitores 3-1 me Romën, që regjistroi suksesin e katërt me radhë të kampionëve të Italisë në këtë fund të sezonit, disa prej yjeve të skuadrës janë në telashe.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, policia e Milanos zhvilloi një aksion në një hotel në qendër të qytetit, për të ndaluar një festë të paligjshme.
Bëhej fjalë për festën e organizuar me rastin e ditëlindjes së sulmuesit zikaltër, Romelu Lukaku. Ylli i skuadrës dhe 23 persona të tjerë të pranishëm do të gjobiten për thyerjen e rregullave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Së bashku me Lukakun, të pranishëm në festë ishin edhe Hakimin, Young e Perisic.