Bota Krimi makabër në Greqi, flet bashkëshorti i 20-vjeçares: E kuptova që gruaja...

Krimi makabër në Greqi, flet bashkëshorti i 20-vjeçares: E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur…

Krimi që ndodhi ditën e hënë në Greqi tronditi të gjithë vendin, por jo vetëm. Një vajzë e re 20-vjeçare u vra nga grabitësit të cilët kishin hyrë në banesë për të vjedhur. Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ishin bashkëshorti i saj dhe vajza e vogël 11-muajshe.

Krimi makabër ndodhi në zonën Glyka Nera në Athinë. Sot bashkëshorti 32-vjeçar i së ndjerës, ishte kthyer në shtëpinë e tyre ku përjetoi momentet e tmerrit.

Dëshmia

Ai foli shkurtimisht me gazetarët, të cilëve u tha se grabitësve u kishin treguar ku ishin fshehur paratë, por sërish ata i morën jetën gruas së tij 20-vjeçare duke e mbytur.

“Ne ishim të lidhur dhe u kishim thënë se ku ishin paratë. Nga ai moment e tutje…”

32-vjeçari kujton edhe momentin kur kuptoi se bashkëshortja e tij kishte humbur jetën.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur fola me policinë dhe kur hynë brenda shtëpisë që më liruan”.

Bashkëshorti i së ndjerës, me profesion pilot avioni, foli për vajzën 11-muajshe dhe tregoi momentin kur policia e gjeti të miturën pranë trupit të pajetë të së ëmës duke e tundur që të zgjohej.

“Fatmirësisht vajza nuk është lënduar. U dërgua në spital si masë paraprake, por është mirë”.

20-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në ishullin ku është lindur dhe rritur. Lidhur me hetimet, autoritetet policore greke janë duke analizuar të gjitha provat e mbledhura dhe po bëjnë kqyrjen e kamerave të sigurisë. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të dyshuar.

Krimi

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së martës. Hajdutët, të cilët ishin tre vetë lidhën fillimisht burrin. Më pas shkuan në dhomën e të resë dhe e kapën teksa flinte me vajzën e vogël. “Kishin kapuçë. Nuk di sa vetë ishin. Isha i lidhur. Ishin të paktën 3 persona”, ka dëshmuar bashkëshorti i viktimës sipas Protothema. Hajdutët për të shmangur çdo zhurmë vranë edhe qenin e familjes.

Dyshohet se ata mund të kenë hyrë në shtëpi nga një dritare e vogël. Synimi ishte të gjenin paratë dhe bizhuteritë në shtëpi. Dyshohet se ata e dinin shumë mirë se ku kanë qenë të fshehura paratë. Për këtë dyshohet se kanë parë për ditë të tëra lëvizjet e familjes dhe kanë regjistruar çdo detaj të jetës së tyre.

Madje mendohet se autorët e kanë njohur mirë çiftin pasi mund të kenë qenë në dijeni të faktit se Caroline ishte njohëse shumë e mirë e arteve marciale. Ata e kishin lidhur aq fort saqë ajo të mos kishte pasur mundësi të lëvizte. Pasi ka tentuar të bërtasë, ata i kanë mbyllur gojën derisa e asfiksuan. Bashkëshorti 32-vjeçar i të resë ka treguar se në disa momente ka dëgjuar hajdutët t’i bërtisnin gruas së tij duke i kërkuar paratë ose do t’i vrisnin fëmijën.

Kjo ngjarje e rënë ka bërë që të reagojnë menjëherë edhe autoritetet. Ata kanë ofruar një shpërblim prej 300 mijë Eurosh për informacione që do të çojnë në arrestimin e autorëve të grabitjes.