Përleshjet disa ditore mes ushtrisë izraelite dhe fraksioneve të armatosura të Hamasit duket se po shkojnë drejt një konflikti edhe më të madh dhe ndoshta në një luftë të mirëfilltë.
Në orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes në Izrael ka thirrur nën armë 7000 rezervistë, ndërkohë që 3000 ushtarë janë dislokuar në aktualisht në kufirin me Gazën.
Shkollat janë mbyllur në pjesën më të madhe të vendit dhe po ashtu janë ndërprerë udhëtimet ajrore dhe ato hekurudhore.
Aviacioni izraelit ka vijuar të bombardojë bazat e Hamasit në Gaza, por hedhja e raketave nuk ka të ndalur dhe për këtë arsyet mendohet se ushtria izraelite do të bëjë një inkursion tokësor.
Hamasi ofroi një armëpushim gjatë ditës, pasi kishte hedhur më shumë se 1600 raketa, por kryeministri Netanjahu e refuzoi këtë ofertë, pavarësisht presionit shumë të madh ndërkombëtar.
Deri tani 90 persona kanë humbur jetën nga të dyja palët, 18 prej të cilëve janë fëmijë.
Trupat izraelite janë urdhëruar të qëndrojnë në gatishmëri në kufi, duke rikthyer dhe njëherë imazhet e luftës me Izraelit dhe Gazës në 2014 dhe 2008-2009.