Bangladeshasit “nisin punë” në Shqipëri, të shndërruar së fundmi dhe në tematikë të debatit politik.
Në fakt është fjala për ndalimin e një bangladeshasi nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka ushtruar profesionin e paligjshëm të një të përfshiri në trafik klandestinësh, duke qenë njëherësh vetë i tillë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.
Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’”, thuhet në njoftimin zyrtar.