Bota Baza sekrete ruse në Arktik, prej nga ku mund të nisin dhe...

Baza sekrete ruse në Arktik, prej nga ku mund të nisin dhe sulme bërthamore

Rusia është duke përforcuar armatimin e saj në një bazë ajrore në Arktik duke dërguar atje raketa, radarë dhe përmirësuar pistën e avionëve, në një lëvizje që shumë e shohin si një përpjekje të Kremlinit për të vendosur dominancën në zonën e pasur me naftë për të cilin u shpreh këtë javë se “është toka jonë”.

Baza ajrore e “Nagurskoye” u ndërtua në vitin 1950 në arqipelagun “Franz Josef” dhe shërbeu për një kohë të gjatë si stacion për motin. Zona ishte shtëpia e arinjve polarë dhe temperaturat arrijnë deri në -42 gradë celsius.

Tashmë atje gëlojnë lëvizje dhe baza më veriore ushtarake ka marrë sërish jetë, me projektin për të zgjatur pistën e avionëve, ku mund të ulen të gjithë llojet e tyre përfshirë dhe bombarduesit bërthamorë.