Një grua në Britaninë e Madhe mbeti pa fjalë kur u zgjua në mëngjes pas një nate me shumë alkool dhe pa në krevatin e saj një qen gjigant që i qëndronte pranë.
28-vjeçarja Mia Flynn nga Rhyl ngriu në vend nga frika kur pas mbrëmjes së këndshme me shoqet, gjeti të nesërmen në shtëpi një qen husky që nuk ia ndante sytë.
Vajza e ndau menjëherë këtë moment të sikletshëm dhe të frikshëm për të me ndjekësit në Snapchat ku iu thoshte se kishte frikë të lëvizte nga krevati.
Pas disa orësh ajo pa videot e vjetra dhe gjeti që qeni e kishte ndjekur gjatë natës dhe më pas ishte ajo që e kishte futur në shtëpi. Më vonë, së bashku me miqtë kërkuan për pronarin e vërtetë të qenit dhe ranë në kontakt me të për ta kthyer.