Aktualitet Silva Bino publikon 4 faktet e reja për vaksinën kineze: 86% efektive...

Silva Bino publikon 4 faktet e reja për vaksinën kineze: 86% efektive në parandalimin e vdekjeve

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.

Bino i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac, ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.

“Nga studimi i përditësuar në datën 17 Maj në Kili për Coronavac;

–  65,3% efektive në parandalimin e COVID-19 simptomatik

– 87% efektive në parandalimin e shtrimeve ne spital

– 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv

– 86% efektive në parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino.

Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.